Ajo vazhdon të mbetet ndër artistet që pëlqehet gjithmonë e më shumë.
Fjala është për Rina Balaj, e cila përherë komentohet për lëvizjet e saj, përfshirë edhe udhëtimet e shpeshta.
Rina njihet edhe për guximin që ka me eksperimentet në dukje, të cilat kohëve të fundit kanë rezultuar mjaft të shpeshta.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Rina ka publikuar disa fotografi me të cilat ka joshur ndjekësit.
Bukuroshja është parë me poza interesante, teksa më në fokus janë vënë flokët e saj të kaltër.
Padyshim që një ndryshim i radhës është pritur mirë nga fansat e saj, të cilët gjithmonë e komentojnë për të mirë.
“Bad Rosita” ndërkohë është kënga e saj e fundit, ndërsa ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.