×
  • Show Time
  • Show Time

    Andi e Melisa japin lajmin e bukur: “Po mendojmë emrin e djalit…”

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 10:40

    Melisa dhe Andi janë bashkë, por ka ende njerëz që nuk besojnë tek lidhja e tyre.


    Por të ftuar në “E diell”, Andi dha një lajm të bukur duke treguar se ata jo vetëm janë bashkë, por lidhja e tyre është aq serioze sa kanë nisur të mendojnë emrat për fëmijët e tyre.

    “Jemi aq realë sa po mendojmë emrin e çunit. Melisa po mendon emrin e gocës”, tha Andi.

    Ndërkohë Tea këshilloi Andin dhe Melisën që të shijojnë marrëdhënien e tyre e mos të mendojnë fare se çfarë mund të thonë njerëzit e tjerë.

    “Ta nisin mbarë mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë edhe fundja fundit ata duhet të shijojnë njëri-tjetrin e të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë e t’i mbushin mendjen botës që ne jemi real apo s’jemi real. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën”, u shpreh Tea.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!