Sot ishte emisioni i fundit i “Përputhen”. Murati i propozoi Olës të dilnin bashkë si çift nga programi dhe ajo pranoi.
Konkurrenti i tha të bëjë valixhen gati, pasi do shkojnë në Turqi për t’u njohur me familjen e tij.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Murati: Unë i kam bërë deklaratat për ty dhe ti i ke bërë për mua, unë mendoj që të dalim si çift dhe të vazhdojmë edhe jashtë. Kam besim për këtë, kam pëlqim shumë të fortë për ty.
Ola: E kam parë dhe e ndjej. Është një hap shumë i madh pjesa që po bëjmë ne tani, sepse ne momentin që më propozon që të njihemi jashtë unë dua sigurinë tënde të plotë që të mos kemi keqkuptime dhe trazira.
Murati: Jam shumë i sigurt që do jemi një çift bashkë.
Ola: Është përputhja prandaj jemi këtu. Jam shumë e lumtur që kam marrë këtë rrugëtim me ty. Ti i dhe kuptim.
Murati: E kam ndjerë vet që nuk ke qejf të dalësh me të gjithë çunat. Po shoh që ke një pëlqim për mua dhe pse jo të vazhdojmë jashtë.
Ola: E vetmja gjë që kërkoj është siguria.
Murati: Muajin tjetër bëj valixhen gati do ikim në Turqi të takosh edhe familjen.
Ola: Në 1 qershor e di vet ti.
Murati: A je gati të dalim si çift?
Ola: Ëhë…
Murati: Bora ne jemi gati…
Në fund dyshja kërcyen nën tingujt e këngës “All of me” nga John Legend, si dhe shkëmbyen puthjen e parë në buzë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.