Këtë të premte ishte emisioni i e fundit i Përputhen.
Juli, konkurrenti i cili iu bashkua programit disa muaj më parë, doli beqar, mirëpo nuk i kurseu disa fjalë përmbyllëse.
Ai uroi që ta gjejnë dashurinë të gjithë ata që janë duke e kërkuar.
Po ashtu, Juli tregoi se ka vendosur të udhëtojë për në Norvegjinë e Veriut menjëherë pas përfundimit të Përputhen.
“Shpresoj që të gjithë ata që janë vërtetë duke e kërkuar dashurinë ta gjejnë në një mënyrë apo në një tjetër. Nëse nuk ndodh, mbase ndodh për një shkak. Edhe po e gjetët, edhe po se gjetët- çdo gjë ka një shkak, çdo gjë në jetë bëhet për një shkak, prandaj mos u mërzisni asnjëherë. Qëndroni gjithmonë pozitivë. Çdo gjë do shkojë mirë! Unë do nisem për në Norvegjinë e Veriut sapo të dal nga Top Channel”, u shpreh konkurrenti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.