×
  • Show Time
  • Show Time

    Është shumë relegjioz dhe thotë se lidhja me Adrianën është e dyta në jetën e tij – Keith Groeneveld përgjigjet në 60 sekonda

    Reporteri
    22 Maj 2021 | 9:28

    I dashuri i aktores Adriana Matoshi, ish-futbollisti dhe reperi Keith Groeneveld ka qenë i ftuar së fundmi në një nga intervistat më të shkurtra në jetën e tij.


    Bëhet fjalë në intervistën 60 sekondëshe të emisionit “Prive”, ku në shpejtësi ai iu është përgjigjur disa pyetjeve.

    Në pyetjen e parë se çfarë e bën atë të lumtur, Keith u përgjigj duke thënë: “Zoti, Adriana dhe familja ime”.

    Ndërkohë ai shtoi se në një të ardhme e sheh veten duke ndërtuar një shtëpi për familjen e saj dhe si një njeri të arritur me shumë para, duke bërë gjëra të mira me para.

    Keith tha se zhvendosja e tij në Kosovë varet nga planet me Adrianën, gjersa për lidhjen me këtë të fundit u shpreh se është e dyta serioze në jetën e tij.

    Ndërsa ku gazetari pyeti se cili sakrifikon më shumë për dashurinë, ish-futbollisti dhe reperi u përgjigj duke thënë se “të dy sakrifikojnë, por Adriana më shumë”.

    Ai shtoi se është person mjaft religjioz, por që refuzoi t’i përgjigjet pyetjes se me çfarë note e vlerëson veten nga 1-10, për performancën e tij në shtrat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!