×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestohet këngëtari i njohur shqiptar

    Reporteri
    22 Maj 2021 | 10:11

    Telashe për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur për shqiptarët, Aleksandër Gjoka.


    “BalkanWeb” mëson se këngëtari i rock-ut është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

    Burimet bënë me dije se Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.

    Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.4 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!