Sonte është mbajtur nata finale e festivalit europian të këngës ‘Eurovision 2021’.
Fitues i Eurovisionit është shpallur Italia, të cilën e përfaqësoi grupi Maneskin me këngën ‘Zitti E Buoni’, shkruan Reporteri.net.
Por diçka e çuditshme u kap nga kamerat gjatë natës së spektalit.
Një nga pjesëtarët e grupit Maneskin, shihet teksa konsumon lëndë narkotike të llojit kokainë në ‘Dhomën e Gjelbërt.
https://twitter.com/ShadesDaddyy/status/1396226402836520964
Ndryshe, Italia grumbulloi 524 pikë, duke lënë pas vetes Francën me 499 pikë, ndërsa në vendin e tretë u radhit Zvicra e cila u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj, ku morën 432 pikë.
Në anën tjetër, Shqipëria me Anxhela Peristerin mori vetëm 57 pikë, duke mbetur kështu në vendin e 21-të. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.