Komuna Broc e Kantonit të Freiburgut thuhet se do e organizojë një festë për këngëtarin.
Megjithatë, kjo varet nga situata me pandeminë se si do lëvizin rastet me COVID-19 atje.
“Nuk do të ketë festë spontane dhe të menjëhershme të shtunën,”ka thënë kryebashkiaku i komunës Broc, Claude Cretton të premten për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Tutje ai shton: “Ne jemi duke pritur që masat mbrojtëse të koronës të zbuten në mënyrë që të mund të kemi sa më shumë njerëz me vete”.
Ndryshe, shqiptari Gjon Tears me emrin dhe mbiemrin e vërtetë Gjon Muharremaj u kualifikua në finale dhe renditi Zvicrën në vendin e tretë në Eurovison.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.