Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron, ku një modele 39-vjeçarje, nga Britania, ka humbur jetën nga hemorragjia në tru, pasi është vaksinuar me AstraZeneca.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se modelja britanike, Stephanie Dubois, vdiq disa ditë pas vaksinimit.
Mediat raportojnë se pas vaksinimit ajo kishte bërë më dije në rrjetet sociale, se ndihej shumë keq, ndërkohë gjendja e saj shëndetësore kishte ardhur duke u përkeqësuar.
Ajo ishte shtruar në spital për shkak të mpiksjeve të gjakut, ku më pas kishte pësuar edhe hemorragjinë fatale.
Në Qipro janë shënuar tre raste të tjera te gratë e moshës rreth 40 vjeç, me mpiksje gjaku pas vaksinimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.