×
  • Show Time
  • Show Time

    Damiano David, ‘djali i keq’ i Eurovisionit – në shkollë ishte i bukur, i matur dhe serioz

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 19:15

    Thonjtë e zinj, flokët e gjatë, tatuazhet, akuzat për drogë, por me sa duket të pabazuara – e identifikuan Damiano Davidin, këngëtarin e grupit italian që fitoi Eurovisionin.


    Rokeri pushtoi mediat ndërkombëtare ndërsa u aludua se ishte edhe përdorues i drogës, pasi në një video, e cila u bë virale thuhej se ai kishte thithur kokainë në tavolinën ku ishin akomoduar në skenën e festivalit.

    Mirëpo, përgjigja ishte e menjëhershme nga 22-vjeçari, i cili tha se ishte i gatshëm t’i ushtrohej testit të drogës. Pasi kreu testin, ai doli i pastër dhe të gjitha akuzat u hodhën poshtë.

    Fotografitë që qarkullojnë në internet tregojnë se Damiano ishte një djalë i bukur dhe serioz me flokë të shkurtër. Mediat e huaja shkruajnë se në shkollë, ka qenë një djalë i matur dhe serioz.

    Muzikanti bëri debutimin e tij televiziv kur ishte vetëm 18 vjeçar me grupin e tij në ‘X Factor’, që bëri shumë përshtypje te publiku dhe arriti të merrte vendin e dytë – transmeton Top Channel.

    Damiano ka lindur në 8 janar 1999 në Romë, ditë në të cilën ka lindur edhe David Bowie dhe Elvis Presley. Ai ka pikë të dobët nënën dhe vëllanë e tij.

    Ndërsa për babanë nuk dihet asgjë, pasi ka vendosur që ta mbajë jetën e tij personale larg vëmendjes së mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!