Kjo është më shumë se vjedhje, është luftë: Publikohet traileri i ‘La Casa De Papel’, këtë vit vjen në dy pjesës
Këtë vit do të shikojmë sezonin e pestë të serialit shumë të famshëm “La Casa De Papel”, dhe siç njoftojnë mediat e huaja, do të jetë më emocionuesja nga të gjitha deri më tani.
Një njoftim shpërthyes u bë në kanalin YouTube të platformës Netflix, ku edhe do të transmeton ky serial.
Ky sezon do të ndahet në dy pjesë, e para do të dalë në treg më 3 shtator, dhe e dyta më 3 dhjetor të këtij viti.
“Kjo është më shumë se një vjedhje. Kjo është një luftë”, shkroi Netflix në rrjetet sociale, duke publikuar trailerin e sezonit të ri.