Këngëtarja Elvana Gjata ka treguar edhe një herë bukurinë e saj, duke konfirmuar se po jeton një kohë të lumtur.
Ajo po qëndron në qytetin e bukur të Romës, nga ku ka ndarë momente me fansat e saj, ndërsa shihet e buzëqeshur, shkruan Reporteri.net.
Elvana ka postuar tre fotografi, me një veshje në ngjyrë bojëqielli që i nxjerr në pah format trupore, ndërsa bie në sy dekolteja e saj.
Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të saj në rrjetet sociale që e kanë komentuar pozitivisht për formën e saj fizike. /Reporteri.net/.