Genta Ismaili është duke shijuar romancën e saj të zjarrtë me turkun e njohur si Usta.


Çifti tanimë i famshëm, dita-ditës po marrin më shumë vëmendje, po përfliten e po komentohen tej mase në mediat rozë.

Majde në njërën prej intervistave të dhëna janë deklaruar se kanë plane për martesë dhe krijimin e familjes.

Reklamë

Muaj më parë në media qarkulluan lajmet se Genta veç është në pritje të ëmbël, ani pse ende pa asnjë konfirmim zyrtar nga dyshja.

E sot ajo solli një imazh me miqtë e saj, por mori vëmendje vet ajo, sidomos për fytyrën e shëndoshë ku fytyra i ka marrë krejt tjetër nur, pos sikur të jetë shtatzënë.