Artistja e njohur, Miriam Cani, gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e saj të 36-të.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes disa postimeve që ajo ka bërë në rrjetin social Instagram.
Ajo pati rastin që të kënaqet me urimet nga fansat, familjarët dhe kolegë, të cilët i shpresuan për më të mirat në jetë.
View this post on Instagram
Njëra ndër to ishte edhe këngëtarja Arilena Ara, me të cilin Cani ka një raport mjaft të mirë.
Sa i përket karrierës profesionale, ajo nuk është edhe shumë aktive me prurjet e reja muzikore.
“Sa shumë të dua” është hiti saj i fundit, që është lansuar rreth katër muaj më parë, e që i është dedikuar djalit të saj.