Reperi Don Xhon, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, është një nga emrat më të përfolur në industrinë muzikore.


Tani, së fundmi, Don Xhoni ka marrë vëmendjen edhe shteteve ndërkombëtare.

Njëra prej tyre, është edhe Rusia, ku në diskotekat e kryeqytetit rus, Shën Petërsburg, po dëgjohen këngët e reperit nga Drenica.

Reklamë

Kështu ka bërë të ditur vet Don Xhoni, i cili ka shpërndarë disa video nëpërmjet “Insta Story”, në rrjetin e tij social “Instagram”.

Në këto video të publikuara, shihet se qindra njerëz po argëtohen me muzikën e Don Xhonit.

Këngëtari me prejardhje nga Drenica, u bë i famshëm falë paraqitjes së tij në emisionin “Gjoni Black”, ku tregoi aftësitë e tij si reper.