×
  • Show Time
  • Show Time

    Anxhela dhe Gjoni bëhen bashkë sërish por kësaj radhe në “Kënga Magjike”

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 11:10

    Mbrëmë u mbajt nata finale e festivalit “Kënga Magjike” për vitin 2021 teksa fitues ishte Alban Ramosaj me projektin muzikor “Thikat e mia”.


    Në mesin e shumë të ftuarve si publik, morën pjesë edhe artistët shqiptar të cilët përformuan në festivalin evropian, “Eurovision”.

    Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears, përmes postimeve në rrjete sociale zbuluan se janë të pranishëm në festival.

    Ndryshe, Anxhela duke përfaqësuar Shqipërinë zuri vendin e 21-të, kurse Gjoni që këndoi për Zvicrën u rendit në vendin e tretë.

    Kujtojmë se, Alban Ramosaj arriti të fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike” për këtë vit me projektin muzikor “Thikat e mia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!