×
  • Show Time
  • Show Time

    Bora Zemani do të moderojë “Big Brother VIP”?

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 11:36

    Shumë shpejtë në ekranet tona televizive do të jetë formati i famshëm “Big Brother VIP”, dhe të gjithë janë kuriozë për personazhin që do e moderojë.


    Njëri ndër emrat e përmendur është Bora Zemani.

    Derisa ajo ishte e ftuar në një intervistë në ‘Prive’, ka mohuar se do të prezantojë këtë reality show, sepse dëshiron të vazhdojë me “Për’puthen”.

    Ajo ka folur për eksperiencën e saj brenda programit që e cilësoi si njërën prej më të mirave.

    Ndërsa, sa i përket jetës private, bukuroshja zeshkane tha se nuk do të flasë asgjë dhe që “do e qepë gojën përfundimisht”.

    Në fund, Bora shtoi se do t’i rikthehet vetes dhe do t’i përkushtohet punës së saj në ekranin televiziv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!