Zënka mes Arjanit dhe Sindit nuk po mbaron përkundër sqarimeve.
Së fundi në festën e “Për’puthen” dyshja u panë derisa kërcenin së bashku, por si duket Sindi “ka ende inat” ndaj Arjanit.
Viliolinistja ka qenë e ftuar në “Jashtë loje” dhe derisa rrëfente për eksperiencën brenda programit ajo u ndal edhe te opinionisti.
Ajo tha, “Jam zhgënjyer nga opinionisti. Kam pasur një respekt goxha të lartë për të. Ça ndodhi ndodhi dhe ne nuk arritëm kurrë të kishim rrugën tonë të përbashkët”.
Ndërsa, më pas shtoi duke e cilësuar si një personazh negativ.
Pas shumë keqkuptimesh të vazhdueshme produksioni pati organizuar edhe një takim katër minutësh për sqarim të zënkave mes tyre.
Por, ky sqarim po që nuk përfundoi me një rezultat të mirë e që shihet se ka ndodhur prap diçka pas argëtimit të tyre në festë që Sindi ende ka inat me të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.