×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ajo është e çmendur”, përfaqësuesja e Francës në “Eurovision” flet për Anxhelën

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 13:29

    Franca në Festivalin Evropian të Këngës u përfaqësua nga Barbara Pravi, e cila e zuri vendin e dytë me këngën “Voila”.


    Artistja franceze ishte e ftuar në programin “ABC e Pasditës” në një lidhje direkte, ajo i komentoi këngëtares që ishin pjesë e natës finale.

    Këngëtarja e ka veçuar performancën e Gjon’s Tears, duke qenë se ajo e kuptonte gjuhën frënge.

    “Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, ka shtuar tutje ajo.

    Bukuroshja e komentoi në një mënyrë të veçantë edhe perfomancën e Anxhela Peristerit.

    “Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë. “, tha Barbara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!