Ata janë lodhur duke e vendosur gjithmonë veten në qendër të vëmendjes dhe duke folur vetëm për veten e tyre.


Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez, po shijon një romancë me të dashurin e saj të vjetër, aktorin 48 vjeçar, Ben Affleck.

Trëndafilat po lulëzojnë në dashurinë e saj dhe duket se për momentin ajo mund të llogarisë vetëm te aktori, pasi miqtë kanë filluar ta shmangin, transmeton KP.

Reklamë

Portali Gossip Cop shkruan se diva latine ka qenë e fiksuar me veten së fundmi.

Egoja e saj u bë shumë e madhe për miqtë e saj në Hollywood.

“Shumë janë të kënaqur që janë në gjendje të shoqërohen me një femër kaq të mahnitshme, por ata janë të lodhur nga historitë e saj. Kohët e fundit, miqtë e saj janë mërzitur që çdo fjalë tjetër e saj është ‘Unë’. Kjo është arsyeja pse po bëhet e padëshirueshme në shoqëri”, tha një burim i njohur me situatën.

Ai shtoi se Jennifer është aq e përqendruar në vetvete saqë nuk dëshiron as të përqafojë miqtë e saj në mënyrë që të mos i prishet grimi.

Reklamë