Dhurata ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.


Dhurata Dora ka pak ditë që ka sjellë këngën e saj më të re, në bashkëpunim me Maitre Gims, shkruan lajmi.net.

Bashkëpunimi i këngëtares shqiptare me yllin ndërkombëtar po pritet shumë mirë dhe është ndër këngët hit të momentit.

Reklamë

Kënga “Only You” mori vëmendjen edhe nga mediet e huaja, teksa televizioni francez i dedikoi një storie Dhuratës dhe Gims.

Në atë storie shfaqen prapaskenat e videoklipit të dy artistëve, teksa theksohet që në fillim se Dhurata është artiste shqiptare.

Ndryshe, projekti “Only You” deri tani ka marrë mbi 6 milionë klikime në kanalin YouTube për katër ditë që nga koha e publikimit.