Arjan Konomi shprehu mbështetjen për ish-konkurrenten e “Për’puthen”.


Ani pse u larguan si çift nga programi i dashurisë, Lediana Prenga dhe Mevlan Shaba kanë ndarë rrugët dhe shkëputën çdo kontakt.

Shkak për këtë supozohet të jetë xhelozia, teksa Mevlani tregoi se Lediana e bllokoi në çdo rrjet social pas ndejës së “Përputhen”, ku ai këndoi bashkë me Antonelën.

Reklamë

Pas gjithë kësaj, Lediana kishte reaguar duke thënë se askush nuk e thirri për përballje në emision, ndërsa hodhi disa kunja për Mevlanin.

Në një prej fotografive të saj të fundit, Arjani e mbështeti publikisht me anë të një komenti, duke i thënë se ajo meriton më shumë se një këngë.