Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Gold AG dhe Shyhrete Behluli kanë bërë të ditur se po vijnë me bashkëpunimin e radhës.


Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët në profilet përkatëse duke treguar ardhjen e projektit të ri.

Në përshkrim bëhet e ditur se kënga e re do të publikohet më 7 qershor në orën 18:00.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Arian Agushi dhe këngëtarja e mirënjohur e kanë realizuar një sërë bashkëpunimesh në të kaluarën.

Reklamë

Duetet ndërmjet tyre kanë qenë shumë të suksesshme, prandaj nuk ka dyshim se edhe ky realizim do të pritet mirë nga fansat e tyre.