Aktori i “Friends”, Matthew Perry, i cili tashmë ka 51 vjet, i dha fund fejesës me 29 vjeçaren Molly Hurwitz.


Aktori që luante rolin e Chandler, i dha fund fejesës gjashtë muaj pasi i propozoi asaj.

Ai e konfirmoi ndarjen në një deklaratë për revistën People.

Reklamë

“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është njëra prej tyre. I uroj Molly’t të gjitha të mirat”, tha ai.

Sipas revistës, Perry dhe Molly prishën fejesën pasi aktori u përball me kritika për dërgimin e mesazheve një të miture, gjë që bëri jehonë në publik.

Përveç kësaj, aktori i famshëm dukej shumë keq në premierën e serialit “Friends – Reunion”, dhe kjo mund të ketë ndikuar në ndarjen e tyre.

Shumë menduan se sjellja “e çuditshme” e aktorit ishte për shkak të varësisë së tij, por producenti i serialit, Kevin Bright, tha se ai mendonte se Mathew ishte shumë i mirë krahasuar me vite më parë.

Reklamë