Reperi i njohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur për publikun si Rebel a.k.a Unikkatil, shumë shpejt do të vijë më një bashkëpunim.
Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, e cila aktualisht po shijon suksesin e këngës së saj të fundit me këngëtarin francez, Maitre Gims.
Kujtojmë se Unikkatil ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për adhuruesit e muzikës së tij.
Madje, që nga dështimi që pati me koncertin në Mitrovicë, ku u rikthye 7 vite pasi ‘mbushi’ stadiumin e Prishtinës me njerëz, Unikkatili tepër rrallë është shfaqur në publik.
Koncerti që mbajti në Mitrovicë në vitin 2019, mund të quhet një dështim total për reputacionin e tij, por jo edhe për xhepin e tij, pasi ai mori me vete hiç më pak se 80 mijë euro.
Të pranishëm në stadiumin ‘Adem Jashari’ kanë qenë vetëm 2500 persona, shifër kjo aq e vogël sa edhe një klub nate (diskotekë) në Kosovë i zë pa problem. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.