Sara Hoxha është në vazhdimësi tejet aktive në interaksion me ndjekësit e saj të shumtë.


Së fundmi, një fotografi e vajzës Poem Blu është bërë shkas që t’i shkruajnë shumë në rrjete sociale.

Ndjekësit e kanë kritikuar Sarën për vendosjen e Poem Blu me ulësen e saj në sediljen e përparme të makinës, sepse kjo është e rrezikshme.

Reklamë

Pas komenteve të shumta, Sara ka reflektuar duke falenderuar të gjithë ata që i kanë shkruajtur.

Blogerja është shprehur se një mënyrë të tillë të vendosjes së fëmijës në ulësen e përparme e ka parë shpesh në Gjermani, prandaj ka menduar se nuk ka asgjë gabim.