×
  • Extra
  • Extra

    Fitoi 390 mijë euro në lotari, vdes në mënyrë misterioze 23-vjeçari

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 19:22

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britani ku 23-vjeçari që fitoi Lotarinë Kombëtare, ka humbur jetën.


    Mediat e huaja, bëjnë me dije se Callum Fitzpatrick, i cili fitoi Lotarinë në moshën 16 vjeçe, ka humbur jetën në mënyrë të mistershme.

    Ai ishte fitues i 390 mijë eurove, dhe në atë kohë ai punonte në marketin e prindërve të tij në Belfast, ndërsa ishte tifoz i çmendur i Manchester United.

    Deri më tani nuk dihen arsyet e vdekjes së tij, ndërkohë zëdhënësi i ekipit, Ballymartin GAC tha se klubi ishte i tronditur nga ky lajm.

    Callum sapo ishte diplomuar për inxhinieri në Universitetin e Ulsterit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!