Këngëtarja e njohur është mjaft e zënë me projekte të reja pune.


Rita Ora është rikthyer në Los Angelos pas disa muajve që kaloi në Sidnej si gjyqtare e “The Voice Australia”, ndërsa qëndron tejet aktive në rrjete sociale.

Ajo së fundmi ka publikuar disa imazhe, në kolazhin e fotografive, Rita, ndau edhe një imazh nga fëmijëria e saj ku shfaqet e veshur me rroba shumëngjyrëshe.

Reklamë

“Zog i vogël”, shkroi ajo për fotografinë e ëmbël.

Ajo ishte gjyqtare e konkursit të këndimit i cili do të transmeton javën që vjen dhe këngëtarja u shpreh tejet e lumtur dhe emocionuar për të shikuar “The Voice Australia”.

Në Instagram ajo publikoi videon prezantuese të konkursit muzikor ku shfaqet mjaft interesante me dy paraqitjen të ndryshme nga njëra tjetra.