×
  • Show Time
  • Show Time

    “10 këngët më të dëgjuara të javës”, ky është projekti që po triumfon

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 10:09

    Konkurrenca mes këngëtarëve këtë verë duket të jetë tejet e fortë, pasi pjesa më e madhe e tyre po vijnë me super hite. Pavarësisht se na pëlqejnë të gjitha, disa dalin të na fokusojnë dhe të dëgjohen më shumë se të tjerat. Artisti shqiptar, 2Ton ,ka lansuar projektin e ri.


    “Aktore” mban titullin prodhimtaria muzikore të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip. Deri më tani kjo këngë ka arritur të ketë afër 5 milion klikime.

    Mozzik dhe Loredana kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë përmes këngës ” Rosenkrieg” e cila tani ka 6 milion klikime në Youtube.

    Kënga e cila u bë hit për dy ditë është remixi i këngës “Pa ty” i kënduar nga Dafina Zeqiri.

    Para dy muajve këngëtarja shqiptare, Fifi, ka publikuar këngën “Maniak i dhimbjes” e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe në kanalin zyrtar Youtube numëron afër 10 milion klikime.

    Kjo këngë mori deri tani ka arritur të ketë 2 milionë klikime.

    “Only You”, bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Gims u bë një hit i vërtetë i cili ka 14 milion klikime dhe pa dyshim një këngë shumë e dëgjuar në Kosovë dhe jo vetëm.

    Së fundi është sjell në treg edhe bashkëpunimi mes Noizyt dhe Elgit Dodës.Kjo këngë e titulluar “Ti Ti” numëron 1 milion klikime.

    Elvana Gjata publikoi në YouTube albumin e ri “Çelu”.
    Çdo këngë e këtij albumi u pëlqye mjaft shumë nga fansat e saj.

    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
    “Don mo” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

    Nga këto këngë, ajo e cila triumfon si kënga më e dëgjuar është bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Gims, “Only You” e cila deri më tani ka arritur të ketë afër 15 milion klikime për vetëm një javë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!