Ditëve të fundit janë duke u publikuar mjaft projekte nga artistët shqiptar.


Por, një prej tyre ka arritur që të pritet jashtëzakonisht mirë nga audienca e gjerë.

Fjala është për këngën “Pa ty”, që erdhi si ‘remix’ mes Cricket, Muma dhe Dafina Zeqirit.

Reklamë

Për instrumentalin e projektit është përkujdesur Cricket, derisa teksti dhe melodia i është besuar Mumas.

Në klip dyshja shfaqen në mes të një lëndine, derisa interpretojnë për mrekulli prodhimtarinë muzikore.

Ky remix ka marrë bukurinë e saj falë zërit të mrekullueshëm të Dafina Zeqirit.

E publikuar dy ditë më parë, deri më tani “Pa ty” ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime.

Reklamë