Një stilist është gjetur i pajetë nga shoqja e tij e ngushtë dhe stilistja, Athena Vaticanou.
Stilisti 32-vjeçar Nassos Katris nuk kishte dhënë shenja jete për rreth 24 orë dhe prindërit e tij ishin të shqetësuar.
Athena Vaticanou shkoi në banesën e stilistit dhe fatkeqësisht e gjeti atë të vdekur. Shoqja e ngushtë e stilistit i tha protothema.gr, se ai bëri vaksinën “AstraZeneca” të hënën, 7 qershor.
“Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës. Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire. Ai hëngri me një mik dhe pastaj shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka vjellë, ka nxjerrë.
Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Njeriu që jeton vetëm poshtë tij, dëgjoi zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kushtoi vëmendje sepse siç na tha ai nuk donte ta shqetësonte. Mjekët na thanë që pas autopsisë ata do të ishin në gjendje të mësonin më shumë për atë që i shkaktoi vdekjen papritur stilistit”, tha shoqja e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.