Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për reperen nga Istogu, Rina Balaj, e cila vetëm në Instagram ka mbledhur afro 300 mijë ndjekës.
Bukuroshja, e cila komentohet mjaft shumë për linjat trupore, edhe këtë herë ka marrë vëmendje me një imazh të tillë.
Ajo shfaqet atraktive me flokë ngjyrë portokalli, gjersa ka vënë në pah të pasmet në një palë tuta të shkurtra të bardha.
“Balerina”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë që deri më tani ka marrë mbi 47 mijë pëlqime.
Meqenëse i kushton mjaft shumë kujdes fizikut të saj, postimi ka bërë që të merr komplimente edhe nga miqtë e ndjekësit.
Rina përndryshe ka paralajmëruar disa projekte të reja, kurse ai i fundit mbetet “Bad Rosita” që ka kaluar shifrën e tetë milionë shikimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.