Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu pa dyshim dikur ishin ndër dy emrat më eminentë të muzikës shqiptare.
Ndonëse viteve të fundit kemi pasur mundësinë t’i shohim më rrallë së bashku, por prapëseprapë fansat do të kenë mundësinë të ndjekin një riashkim të tyre sonte (e hënë).
Bëhet fjalë për emisionin më të ri të zhanrit showbiz/sport, në të cilin dyshja janë ftuar në cilësinë e analistëve sportivë për Kampionatin Evropian.
Të dy këngëtarët do të kenë mundësinë që të ndajnë me publikun njohuritë e tyre rreth futbollit, teksa nuk do të mungojnë edhe bisedat me kujtimet nga e kaluara dhe bashkëpunimet e tyre të bujshme ndër vite.
“Extra Time” trasmetohet çdo natë në T7 me fillim nga ora 21:15, me moderatorë Duda Balje dhe RronGjinovcin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.