Enca ka paralajmëruar klipin e ri muzikor.


Këngëtarja e njohur Enca Haxhia tash e disa kohë po ngacmon fansate saj duke publikuar sekuenca të këngëve të reja, shkruan lajmi.net.

Ajo njihet si një ndër këngëtaret më seksi shqiptare e cila është aktive me projekte muzikore.

Reklamë

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet me një veshje provokuese ngjyrë të zezë e cila i thekson linjat trupore asaj, paraqitje kjo nga klipi i ri muzikor.

“King Enca po vjen”, shkroi Enca në mbishkrimin e fotografisë të cilën e ndau në profilin e Instagramit.