Rina sapo zbuloi se projekti më i ri po vjen.


Rina Balaj së shpejti do të vijë me projektin e ri muzikor, të cilin e ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.

Paralajmërimin e saj, Rina e ka shoqëruar me një Instastory ku shiheshin këmbët e një balerine në formatin bardh e zi.

Reklamë

Ajo tha se kënga e re Balerina po vjen së shpejti, projekt muzikor ky i cili ishte paralajmëruar tash e disa kohë.

“Balerina. Së shpejti”, shkroi Rina Balaj në mbishkrimin e fotografisë.