Guadalupe Rodriguez thuhet se i ka dhënë vulën e aprovimit J.Lo për rilidhjen me aktorin Ben Affleck, pasi këngëtarja ishte bashkë me të në Las Vegas javën e kaluar.
“Në të kaluarën, nëna e Jenniferit dhe Ben ishin shumë të afërt. Guadalupe e donte Benin. Ajo ishte e trishtuar kur nuk shkonin gjërat mirë mes tyre vite më parë. Kurse, tani është e entuziazmuar që ata janë përsëri bashkë “, ka thënë një burim i afërt me Lopez për “People”.
Ky burim shtoi po ashtu se është “shumë e rëndësishme” që çdo partner i Lopez të shkojë mirë me nënën e saj, sepse ato kanë një lidhje shumë të afërt.
“Jenniferit i pëlqen që Ben dhe Guadalupe kanë kaluar kohë bashkë në Las Vegas. Ata të dy e duan bixhozin dhe u argëtuan së bashku në hotelin Wynn”, tha tutje ky burim.
Thashethemet se Affleck dhe Lopez janë përsëri bashkë filluan pasi fituesi i Oskarit ishte fotografuar duke e vizituar rezidencën e J.Lo në Los Angeles disa herë gjatë muajit prill, vetëm disa javë pasi ylli i popit dhe basketbollisti Alex Rodriguez konfirmuan publikisht fundin e fejesës së tyre.
51 vjeçarja Lopez dhe 48 vjeçari Affleck ishin fejuar më 2002, por i prishën gjërat para se të kurorëzonin dashurinë e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.