Partnerja e Shpatit ka reaguar ashpër me një postim.
Ka pak ditë që këngëtari Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvije Jao i kanë dhënë fund beqarisë.
Çifti njoftuan se janë kurorëzuar, ndërsa kanë publikuar edhe disa fotografi së bashku, ku pranuan urime të shumta.
Por, në rrjet qarkulluan thashetheme se dyshja e kanë anuluar dasmën, ngase e kanë në prioritet sjelljen në jetë të një fëmije.
Pas këtyre thashethemeve ka reaguar partnerja e Shpatit përmes një postimi të gjatë.
Ajo ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet, duke bërë thirrje që të mos preket më ajo që është kaq e shenjtë.

