Prej pak kohësh, Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Spanjë. Modelja ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit. Për sa i përket angazhimeve në jetën e saj profesionale të gjithë kemi informacione, por nga jeta private e modeles dihet shumë pak.
Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për këtë pjesë, sepse nuk ka preferuar të flasë publikisht. Megjithatë, në rrjet po qarkullonte prej kohësh lajmi se modelja ishte shtatzënë për herë të parë.
Burimet konfirmojnë se Aurela ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar. Modelja dhe partneri janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende “sekret” këtë lajm të bukur.
Madje, s’kemi parë ende asnjë foto nga shtatzënia e modeles.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.