×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca jep një ‘sinjal’ për Noizyn por ky detaj s’kalon pa u vërejtur

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 10:59

    Pesë vite. Kaq kohë ka kaluar nga super-bashkëpunimi i Noizyt dhe Encës.


    Kënga “Bow down” atëbotë ishte një mega hit që i reziston kohës.

    Fatkeqësisht çfarë pasoi ishte prishja e Noizyt dhe Encës, e cila vazhdon edhe sot.

    Por, të paktën nga ana e Encës nuk ka hatërmbetje.

    Këngëtarja e ka risjellë në vëmendje përvjetorin e këngës duke e etiketuar Noizyn në postim, proces të cilin s’ka mundur ta dërgojë deri në fund.

    Kjo me gjasë nga fakti se Noizy ende e ka “bllok”.

    Le të jetë ky një sinjal drejt pajtimit kaq të kërkuar nga fansat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!