×
  • Show Time
  • Show Time

    Ledjana heq dorë nga “buzët”, ndjekësi e pyet: A i ke shfryrë, ja si u përgjigj ajo…

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 14:43

    Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga, ka zbuluar së fundmi planet për të ardhmen dhe një sekret nga pamja e saj.


    Teksa ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë, dikush i ka thënë që t’u tregojë një gjë që nuk e ka treguar asnjëherë për jetën e saj.

    “Që në të ardhmen e afërt dua të jetoj në Amerikë”, u përgjigj Ledjana, duke treguar kështu se nuk e shikon të ardhmen e saj në Shqipëri.

    Ndërsa një fans tjetër e ka pyetur se si ndihet tani dhe ish-konkurrentja është shprehur: “Si me sezon, duke mësuar gjithë ditën. Pak e mërzitur, pastaj mirë, pastaj prapë e mërzitur”.

    Gjithashtu Ledjana ka zbuluar se ka shfryrë buzët, pasi një ndjekës e ka vënë re këtë detaj. Madje fansi i shkruan se ngjan më bukura tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!