Duket se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë rikthyer bashkë. Ata morën pjesë me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, në 72-vjetorin e Parsons Benefit në New York, ku Travis mori një çmim.


Gjatë fjalës së tij falënderuese, Travis u shpreh : “Stormi, të dua dhe grua të dua.” Më pas, pozuan bashkë dhe Kylie postoi edhe një foto me Travis në Instagram, e para që prej muajit gusht të vitit 2019.

Një muaj më parë, burime për Entertainment Tonight u shprehën se ata po përpiqen t’i rregullojnë gjërat, jo vetëm për hatër të së bijës, por sepse ka ende ndjenja.

Reklamë

Pavarësisht se nuk e kanë konfirmuar ribashkimin, dedikimet, fotot dhe pjesëmarrja bashkë në evente, nuk lë vend për dyshim.