×
  • Show Time
  • Show Time

    I thotë mos u merr me sport e politikë, Genc Prelvukaj e bën për pesë pare komentuesin

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 8:36

    Këngëtari komenton shpesh ngjarjet në vendin tonë qoftë në sport, politikë apo ato në shoqëri.


    Ndërkohë, së fundmi përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai ka komentuar lojën e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Italisë në kuadër të “Euro 2020”.

    Italia ishte ajo e cila fitoi me rezultat 3-o teksa ngjalli reagime të shumta derisa edhe këngëtari i ka dedikuar disa fjalë.

    Genc Prelvukaj, ndër të tjera ka shkruar: Shaqiri shfrytëzon një gabim të mbrojtjes dhe kalon në avantazh Zvicrën ndaj Shqipërisë. Ndalet dhe në shenjë respekti ndaj origjinës nuk feston.

    Ai mori komente të shumta teksa një komentues ka shkruar se të mos merret me sport dhe politikë i cili në komentin e tij kishte një numër gabimesh drejtshkrimore ndërsa Genc Prelvukaj në replikën e tij i ka ofruar Abetaren.

    “Çka mund t’i thuhet më shumë këtij”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e fotografis.

    Ndryshe, artisti shqiptar ka përfunduar realizimin e albumit i cili përmban disa këngë të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!