Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, për vite me radhë është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, e që ai është sportisti më i ndjekur në rrjetin social “Instagram” duke numëruar afër 300 milionë ndjekës.
Para disa ditësh, Ronaldo theu dy rekorde duke u bërë futbollisti i vetëm që luan pesë herë radhazi në garën e Evropianit dhe falë dy golave kundër Hungarisë, 11 në total, u bë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianit duke e lënë pas Micheal Platinin me nëntë gola.
Rekordin që mban ai në rrjetin social “Instagram” me rreth 300 milionë ndjekës, ndjek vetëm 476 persona e që një nga ta është edhe një artiste shqiptare.
Ajo është artistja me famë botërore, Rita Ora, e cila ndiqet nga 16 milionë ndjekës e njëri nga ta është edhe portugezi, i cili ka katër fëmijë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.