Reperi ditën e djeshme njoftoi se të shtunën do e hedh në treg projektin e ri muzikor.


Dhe, S4mm natyrisht se mori komente të shumta pozitive nga fansat e tij të cilët e mirëpriten këngën.

Ndërkohë, përveç fansave edhe rep-artisti Noizy e ka komentuar nga perspektiva e tij projektin muzikor të Samirit.

Reklamë

Përmes një storie të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, ai e ka vlerësuar këngën e S4mm derisa ka shkruar: “Sick kjo”.

Ndryshe, të dy reperët e estradës kanë raporte të mira me njëri-tjetrin shpesh i kemi parë edhe duke u shoqëruar së bashku, madje kanë edhe bashkëpunime.