Nora Istrefi dhe Robert Berisha, dikur ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar, gëzojnë një raport të mirë me njëri-tjetrit për hir të vajzës së tyre, Renee.
Ata kanë treguar shpeshherë publikisht mbështetjen dhe respektin që gëzojnë për njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes, që e konfirmuan në 2019-ën.
Ish-çifti është bërë bashkë sot për vogëlushen e tyre, e cila ka përfunduar ciklin e parashkollorit. Ata kanë marrë pjesë në ceremoni, ndërsa kanë ndarë dhe disa momente në rrjete sociale. “Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime.”, shkruan Nora krahas postimit.
Ndërkohë, kujtojmë që pas ndarjes, Nora është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës personale, ndërsa Roberti është përfolur për një romancë me modelen italiane Maria Bova, por ishte kjo e fundit që hodhi poshtë spekulimet duke thënë se janë thjesht miq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.