Kida ka udhëtuar prej disa ditësh drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj kohe, këngëtarja ka ndarë shpeshherë me ndjekësit momente gjatë qëndrimit të saj atje, ndërkohë që së fundmi zbuloi se ndodhej në një studio muzikore në Los Angeles.
Megjithëse këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj, duket se Kida po përgatitet për një këngë të re dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim me një artist të huaj. Pas duetit me Samra, mesa duket planet e saj janë për të arritur sukses përtej oqeanit.
Tashmë mbetet vetëm të presim ndonjë të dhënë nga kënëgtarja për të kuptuar se çfarë fshihet pas vizitës së saj në anën tjetër të botës. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.