Dy të rinj serbë janë plagosur mbrëmë në Mitrovicën veriore në lagjen e boshnjakëve, ata janë sulmuar nga një grup shqiptarësh,transmeton Kossev lajmin e radio kontakt plus-it.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Nemania” rreth orës 20:30, transmeton Reporteri.net
Paraprakisht, siç njoftohet, verbalisht ishte sulmuar motra e njërit nga dy serbët e plagosur.
Atyre u është dhënë ndihma në qendrën klinike spitalore në Mitrovicën veriore ku ata janë hospitalizuar.
Babai i njërit nga të sulmuarit, Dragoslav Kostiq, ka thënë se 30 shqiptarë kishin sulmuar djalin e tij dhe shokun.
Reporteri.net ka provuar mëngjesin e sotëm të kontaktojë me Besim Hotin, zëdhënës i Policisë së Kosovës në veri, por ai nuk e ka hapur telefonin.