S4MM ditë më parë ka akuzuar një reper që pagoi 100 mijë euro për të realizuar bashkëpunim me Noizyn.


Por, më pastaj ai zbuloi se e kishte fjalën për Gentin, me të cilin nisi një përplasje virtuale përmes postimeve në Instagram.

“Ti ke qenë gjithmonë fans i imi, a e mban mend ti në Hanover. Meqë ra fjala 100 mijë euro ke pagu, 100 mijë dhe ende nuk je i famshëm, tani do të jesh i famshëm”, i drejtohet S4MM atij në një video.

Reklamë

Madje, ai thotë se Noizy i mori paratë dhe e publikoi këngën vetëm në versionin audio para dy vitesh.

Më pastaj, Gent publikoi kontratën me Noizyn dhe OTR, duke treguar se ka paguar 23 mijë e 760 euro në atë kontratë.

Duke mohuar shifrën e pretenduar nga S4MM, Gent ofendoi atë duke e krahasuar me gomar.

Reklamë

S4MM nuk u ndal me kaq dhe deklaroi se pjesën tjetër jashtë kontratës së treguar në dokument, reperi ia ka dhënë “cash” Noizyt.

Se a është e vërtetë deklarata e S4MM, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.