Edita Sopjani gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka folur për planet e saj të martesës dhe jetesën e re në Gjermani.
Gjatë intervistës për “Express Rozë”, këngëtarja kosovare u pyet gjithashtu dhe për raportin me Adelina Berishën, kushërirën e parë.
Shpeshherë në media është përfolur se Edita nuk gëzon një raport të mirë me Adelinën pasi asnjëherë nuk janë parë bashkë. Por si qëndron e vërteta? “Nuk është e vërtetë që nuk kemi raporte të mira, jemi familjare, nganjëherë dhe motra me motrën dallon dhe nuk është se përshtatet në mënyrën më të mirë për me qenë shoqe të zemrës.
Kjo është e gjitha. Njerëzit na komentojnë, por ajo vjen tek unë dhe shkoj tek ajo dhe nuk kemi ku e çojmë njëra-tjetrën. Kemi raporte të mira por ndoshta jo më të mirat në botë.“, tha Edita duke nënkuptuar se gjërat mes tyre nuk janë dhe aq mirë. Por a do të jetë Adelina pjesë e dasmës së saj që do të mbahet në Korrik?
“Patjetër. Ajo momentalisht ka udhëtuar në Amerikë dhe besoj se nëse është këtu, patjetër që do të jetë. Ftesën e ka, mbetet tek ajo nëse do të vijë si çdo mysafir tjetër.”, tha Edita.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.