Vetëm pak javë më parë Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë e një vogëlushjeje që bashkë me partnerin e saj Fisnik Rugova vendosën ta pagëzojnë me emrin e veçantë, Helena.
Mirëpo si çdo nënë e re, edhe Diellza duket se ka hasur mjaft vështirësi pasi vajza e saj ka ardhur në jetë.
Bukuroshja është shprehur se aktualisht është duke kaluar momentet më të rënda të jetës së saj, por njëherazi edhe më të lumturat.
“Është ndjenjë që vërtetë vështirë mund të përshkruhet, por mund t’iu them që jam duke kaluar momentet më të rënda të jetës time pasi që çdo gjë dua ta bëj perfekt dhe në të njëjtën kohë momentet më të lumtura të jetës time. Aspak e lehtë, netët pa gjumë, e lodhur, por gjatë ditës Helena më jep një superenergji”, ka pohuar ajo.
Ndërsa, momenti më i lumtur për ish-miss-in shqiptar ka qenë ai kur ka parë për herë të parë fytyrën e të voglës së saj…
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.